“Spahiu”, Komisioni hetimor publikon sot raportin final
TIRANË- Komisioni parlamentar i ngritur për hetimin e veprimtarisë së zëvëndëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Kreshnik Spahiu publikon sot raportin përfundimtar për shkarkimin e ish numrit dy të KLD-së.
Raporti pritet të publikojë konkluzionet e hetimit të komisionit, i cili është bojkotuar nga opozita, dhe më pas do t'i propozojë seancës plenare të Kuvendit më 1 mars, shkarkimin e Kreshnik Spahiut, ndonëse ky i fundit ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.
Kuvendi, me kërkesë të maxhorancës, miratoi pak javë më parë ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetonte veprimtarinë e zv/kryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili sipas saj ishte përfshirë në mënyrë të paligjshme në aktivitet politike.
(el.me/BalkanWeb)