E Diel, 1 Nëntor 2026

KE Prokuroria te hetoje ne Shqiperi funksionon shteti ligjor

/ /

Komisioni Europian reagoi dje lidhur me videon e transmetuar ne emisionin Fiks Fare duke i bere thirrje prokurorise qe te hetoje mbi faktet e paraqitura nderkohe qe vlereson faktin se ne Shqiperi funksionon shteti ligjor. Deklaraten e beri ne Bruksel Natasha Butler zedhenesja e Komisionerit per Zgjerimin Stefan Fyle e cila shtoi se kjo ceshtje i takon tani sistemit te drejtesise. Ne sapo i kemi pare keto zhvillime dhe nuk mund te komentojme per to ne menyre specifike. Ne Shqiperi shteti ligjor funksionon dhe nese ka prova per kete ceshtje atehere kjo duhet te trajtohet nga sistemi i drejtesise. I takon se pari prokurorise qe te merret me informacionin e dhene dhe te beje hetimet u shpreh zedhenesja e eurokomisionerit. Me tej ajo vuri theksin te fakti qe Shqiperia ka aplikuar per te marre statusin e vendit kandidat dhe ne Raportin Analitik te vitit 2010 te publikuar nga Komisioni Europian lufta kunder korrupsionit eshte nje nga 12 rekomandimet qe Brukseli ka vendosur per Shqiperine. Sipas saj Tiranes zyrtare i kerkohen rezultate konkrete ne kete drejtim. Natasha Butler zedhenesja e komisionarit Fule shtoi me tej se ne nje vend kandidat si Shqiperia askush nuk mund te jete mbi ligjin. Shqiperia ka aplikuar per anetaresimin ne Bashkimin Europian. Komisioni ka publikuar opinionin lidhur me kete kerkese. Lufta ndaj korrupsionit eshte nje nga 12 kriteret kyce qe KE i ka vendosur Shqiperise per statusin e kandidatit dhe anetaresimin e saj ne BE. Ne kete kuader Shqiperise i kerkohet te aprovoje nje performance te rezultateve konkrete lidhur me luften kunder korrupsionit hetimet dhe te gjitha hallkat e procesit gjyqesor. Si ne cdo vend kandidat as ne Shqiperi askush smund te mbetet pa gjykuar dhe asnje seshte mbi ligjin tha zedhenesja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›