E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmoj videon me Meten eshte origjinale

/ /

Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti me ane te nje deklarate per shtyp ka konfirmuar si deshmitar videon e transmetuar dy nete me pare ne emisionin Fiks Fare. Sipas Priftit gjithcka e regjistruar ne ate video eshte origjinale ndersa prej saj jane hequr vetem pjeset e panevojshme. Per publikun dua te konfirmoj si deshmitar i ngjarjes se video e shfaqur ne Fiks Fare eshte e sakte dhe permban thenie origjinale te Ilir Metes ne biseden me mua. Video eshte shkurtuar nga versioni origjinal duke i hequr pjese te panevojshme por te gjitha ato qe jane transmetuar jane te verteta u shpreh Prifti. Ish-ministri i Ekonomise tha se ka edhe versionin origjinal te saj por sipas tij ate do ta ve ne dispozicion te prokurorise ndersa theksoi se do ta shperndaje prane te gjitha ambasadave te huaja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›