E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Le pergjithmone imunitetin

/ /

Ne komunikimin me mediat ai beri te ditur se i ka derguar nje leter kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ku e njofton per lenien e imunitetit per te gjitha hetimet qe do te ndermarre prokuroria. Dua tju bej te ditur se pari juve dhe opinionit publik lidhur me letren time me njoftimin tim zyrtar kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ku per te konkretizuar angazhimin tim si kryetar i LSI dhe deputet ne Kuvendin e Shqiperise si dhe ne dobi te transparences ndaj cdo akuze per korrupsion dhe shkelje te ligjit ju njoftoj zyrtarisht per lenien njehere e pergjithmone te imunitetit tim si shprehje e vullnetit politik per te kontribuar ne luften kunder korrupsionit dhe forcimit te shtetit ligjor tha Meta.
Favorizimi i kompanive
Ministri i Ekonomise sqaroi para mediave nje pjese te videos ku flitej per nje kompani e cila kerkonte te merrte nje hidrocentral. Sipas tij ky tender u hap me 30 prill 2008 dhe ne te merrnin pjese tri bashkime shoqerish. Por procedura ka qene e bllokuar per dy vjet per shkak se Komisioni i Vleresimit te Ofertave i Ministrise kishte skualifikuar nje nga konkurrentet per arsye te konfliktit te interesit. Perfaqesuesi i kesaj kompanie i cili permendet edhe ne kete pergjim dhe ledhatohet me emrin Gimi ne menyre zyrtare pasi ka konsumuar pretendimet ne emer te kompanise ne kete ministri pasi ka verejtur zvarritje dhe mosprotokollim te vendimit te formes se prere te Gjykates se Apelit e cila kerkonte qe kjo kompani te merrte pjese ne gare pasi ishte nje gjyq qe ishte fituar duke hasur ne veshtiresi ne kete drejtim ne kete ministri eshte drejtuar te une si zv.kryeminister por edhe si kryetari i LSI per shkak se ministri i asaj kohe ishte perfaqesues i kesaj force politike me vendimin e formes se prere te Gjykates se Apelit qe kerkonte qe kjo kompani te kualifikohej dhe te vleresohej tha Meta teksa shtoi se Priftit i ka kerkuar vetem respektimin e vendimit te Apelit. Sipas kreut te LSI-se ka nje fakt tjeter qe rrezon pretendimet se ai ka dashur ta favorizoje kompanine ne fjale. Keshtu me 25 tetor te vitit te kaluar Komisioni i Vleresimit te Ofertave ne Ministri ka skualifikuar kete kompani per arsye te kritereve ekonomike. Kompania me pas eshte ankuar te Komisioni i Prokurimit Publik i cili nga ana e tij ka kerkuar nga ministria se cfare qendrimi ka mbajtur per vleresimin e Komisionit te Ofertave. Kjo leter eshte totalisht ne mbeshtetje te vleresimit te Komisionit te Ofertave ne ministri ku minister eshte Ilir Meta sepse ka qene nje vendim i tyre teresisht objektiv profesional dhe ne respekt te ligjit edhe sipas gjykimit tim por natyrisht qe ky nuk eshte i formes se prere sepse ka edhe instanca te tjera qe gjykojne te pavarura nga qeveria dhe nga Ministria e Ekonomise tha me tej Meta.
Shifra 700
I pyetur ne konferencen per shtyp se cfare ka qene shifra 700 e degjuar ne pergjimin e realizuar ne zyren e ish-ministrit Prifti Meta tha se dje ne mengjes kishte marre nje mesazh nga personi qe permendet ne kete bisede sipas te cilit demi qe i eshte shkaktuar nga moszbatimi i vendimit te gjykates ka qene 700 mije euro. Une nuk e di se cfare eshte ajo 700 sepse une nuk mund te mbaj pergjegjesi per interpretimin qe i behet buzeve te mia dhe as per perkthimin nga shqipja ne shqip dhe per gjithcka qe pretendohet nga organizatoret nga retusheret e kesaj kasete te peshtire. Une kam kerkuar kerkova prape dhe do te kerkoj gjithmone qe te hetohet nga prokuroria. Por sot ne mengjes kam marre nje mesazh nga personi te cilit i permendet emri edhe ne kete bisede e qe ka qene keshilltar i kompanise ne fjale ku ai thote Ju kam thene qe demi qe i eshte shkaktuar kompanise nga zvarritja dhe moszbatimi i vendimit te gjykates eshte 700 mije euro tha Meta. Ndersa per shifren 7 per qind ai tha Kete sqarim duhet ta jape prokuroria. Nuk kam asnje sqarim per asnje lloj interpretimi qe i behet buzeve te mia apo buzeve te cimkes.
Punesimi i militanteve
Ne te njejten kohe Meta ka mbrojtur edhe punesimin e simpatizanteve te LSI-se edhe kjo pjese e pergjimit. Ndersa per keto akuza se pse kam kerkuar si kryetar i LSI te punesoj njerez apo elemente te caktuar nga LSI-ja une jam kryetar i LSI-se dhe eshte detyra ime qe te ndihmoj sa me shume aktiviste simpatizante qe te punesohen dhe ketu nuk ka asnje gje te paligjshme dhe asnje gje te pandershme. Une qe kur jam angazhuar ne politike qe diten e pare jam perpjekur te bej mire tha me tej Meta.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›