E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Rruga evropiane e Moldavisë, në rrezik

Këshilli i Evropës, organ ky që promovon sundimin e ligjit dhe demokracinë, ka shprehur shqetësimet e tij për ndryshimet e fundit të ligjeve në Moldavi.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit, Thorbjorn Jagland, ka thënë se ndryshimet e miratuara në parlament, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Moldavisë dhe standardet evropiane për drejtësinë kushtetuese.

“Kredibiliteti i rrugës evropiane të Moldavisë është në rrezik”, ka thënë Jagland.

Ai është shpehur veçanërisht i shqetësuar për ligjin e miratuar të premten, i cili i jep parlamentit kompetenca që të shkarkojë gjyqtarët kushtetues dhe të ndryshojë rregullat zgjedhore.

Një tjetër ligj, ndërkaq, u kërkon partive politike të sigurojnë 6 për qind të votave për të hyrë në parlament – nga 4 për qind sa ishte më parë.

Parlamenti po ashtu ka votuar për të rritur pushtetin e qeverisë së përkohshme dhe të kryetarit të saj, duke i lejuar atij që të pushojë ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›