Peqin, vetëvritet me armë 22-vjeçarja

Një 22-vjeçare i ka dhënë fund jetës paraditen e sotme duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim të qytetit të Peqinit ku 22-vjeçarja Matilda Dallupi është vetëvrarë me armën e të vëllait. Menjëherë 22-vjeçarja është trasportuar në spitalin e Peqinit por edhe pas ndihmës të mjekëve ajo nuk ka mundur të jetojë. Nuk dihen ende shkaqet e plota të vetëvrasjes së 22-vjeçares Matilda Dallupi por policia e cila ndodhet në vendngjarje po bën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.