E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, Soreca: Vlerësojmërezultatet për vizat

TIRANE- Komisioni Europian vlerëson plotësimin e kritereve shtesë për vendin tonë në funksion të procesit të liberalizimit të vizave. Gjatë një takimi që ekipi i ekspertëve të Komisionit Europan të mbërritur në Shqipëri pak ditë më parë, zhvilluan sot më ministrin Basha u vlerësua procesi ndërsa ekspertët kanë theksuar se cdo gjë shkon në rrugën e duhur.

Shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit në Drejtorinë e Përgjithshme për Lirinë dhe Sigurinë të Komisionit Europian Z. Luigi Soreca tha se ishte i kënaqur për progresin që është konstatuar, çdo gjë është në rrugën e duhur tha ai.

Z. Soreca shoqërohej në këtë takim nga zv.shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit Z.Vassilis Maragos dhe kreu i Delegacionit të Komisionit Europian Z. Helmut Lohan. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se Përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan se është bërë punë shumë e mirë për Strategjinë për riintegrimin e të riatdhesuarve, dhe se kanë konstatuar rezultate të kënaqshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, narkotrafikut dhe trafikut të qenieve njerëzore si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Shtetit, e po kështu vlerësuan përpjekjet dhe rezultatet e deritanishme të agjencive ligjzbatuese në fushën e goditjes së aseteve ekonomiko-financiare të krimit të organizuar.

Nga ana e tij Ministri i Brendshëm Lulzim Basha u shpreh në takim se qeveria shqiptare, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë vullnetin dhe përkushtimin e plotë jo vetëm për të përmbushur detyrat shtesë të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave por edhe për të vendosur në praktikën e punës të institucioneve shqiptare standartet më të larta të Bashkimit Europian.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›