E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria e re e negociatave për krizën. Përballja PS-PD në "Studio e Hapur"

Partia Socialiste nuk heq dore nga trasnsparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit, por eshte e gatshme qe per ceshtjen e kutive te kerkojë mendimin e Gjykates Kushtetuese apo Komisionit te Venecias. Kete qendrim shprehu deputeti socialist Taulant Balla ne “Studio e Hapur”, ku perballe tij ishte deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

Taulant Balla: -Për atë material zgjedhor që gjendet në kutitë e fletëve të votimit, pra fletën e votimit, kemi mundësi interpretimi që në rradhë të parë duhet të përjashtojmë cdo lloj mundësie për djegien e fletëve të votimit, dhe këtë ta harrojë Sali Berisha. Nuk mund t’i djegë fletët e votimit ditën, që tashmë ka një detyrim europian për Shqipërinë për të filluar procesin hetimor të zgjedhjeve të 28 qershorit, këtë ta harrojë, dhe të gjejmë një interpretim. Ka pasur disa mundësi. Një interpretim mund t’I shkojë Komisionit të Venecias. Si I shkon Komisionit të Venecias?- Mund t’I shkojë përmes Gjykatës Kushtetuese.

Enkelejd Alibeaj: -çfarë janë këto tone kërcënimi. Ti tregon që nuk do të respektosh ligjin. Histori të tilla, djegie, mosdjegie fletësh, janë nivel i ulët i diskutimit politik. Besoj se politika është në nivele kaq të larta sa të gjejë zgjidhjen e marrëveshjes. Ky është civiliteti që duhet të tregojë sot politika. Teknikalitetet i gjejnë juristët, i gjen administrata.

Ndersa palet politike kane nisur nje seri te re negociatash, opinionistet Eduad Zaloshnja dhe Artan Hoxha besojne se mund te gjendet zgjidhja nese ka vullnet politik.

Artan Hoxha: -Palet po perceptojnë një presion gjithnjë e më të lartë rrotull tyre. Kjo rrit shanset për gjetjen e një konsensusi ose të paktën ne do të kemi më pak shanse që në shtator e tutje ne të na përsëriten aspektet tepër radikale të jetës politike.

Eduard Zaloshnja: -Këtu kemi një problem politik. Në qoftë se ka një vullnet politik midis dy kampeve zgjidhja gjehet.

Ndersa politika u vu ne levizje pas rezolutes se Parlamentit Europian, deputeti Balla tha se cfare ajo kerkon ishte edhe draft marreveshja qe u diskutua ne darken e Strazburgut.

Taulant Balla:- Po ju them me përgjegjësi të plotë. Pikërish kjo ka qenë drafti i asaj marrëveshjes që u fol nëse ekzistonte apo jo. Kjo ishte marrëveshja, që të kishim një komision hetimor, drejtimin e së cilës ta kishte opozita dhe pastaj qasjet për mënyrën e trajtimit të entiteve të vecanta apo të përbashkëta që lidhen me cështjet e fletëve të votimit apo me cështjet e matërialeve zgjedhore.

Por nese nga hetimi i zgjedhjeve rezulton qe ato kane patur probleme, deputeti Balla tregon se cili do te jete reagimi i opozites.

Taulant Balla:- unë dua të vërtetoj që licencën për qeverisje që ka mazhoranca sot është legjitime apo jo. Ditën qe vërtetoj që licenca është e vjedhur… politika njeh gjithë mekanizmat e mundshëm < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›