E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE ndihmë Shqipërisë për demontimin

Ministria e Mbrojtjes dh OSBE, nenshkruan net r nje marrveshje dypaleshe per shkaterrimin e lendeve kimike jo luiftarake te mbetura nga e kaluara dhe nje asistence per disa sharra qe do te ndihmojne procesin e demontimit ne Mjekes.

“Ky projekt ka rendesi per sigurine e transportimit te municioneve per demontim. Jam i kenaqur qe kontribuojme me kete projekt te vogel, i cili sherben si gur per projektin e madh te qeverise shqiptare per demontimin e municioneve te teperta”, u shpreh ambasadori i OSBE, Robert Bosch.

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shprehu angazhimin e qeverise per demontimin e te gjithe municioneve te teperta dhe lendeve te rrezikshme. "Nenshkruam nje marreveshje per shkaterrimin e disa lendeve kimike, jo luftarake. Gjithashtu dhe kjo nje barre per ushtrine, e cila duhet larguar. Gjej rastin tiu falenderoj dhe per gjithe ndihmen qe keni dhene dhe per disa sharra qe ne presim te shkojne ne Mjekes dhe te rrisin kapacitetet tona ne procesin e demontimit, i cili sikurse dhe ju bera me dije po ecen ne nje nivel te shkelqyer te sigurise, i cili do beje te mundur qe Shqiperia te liroje municionet e teperta", tha Arben Imami, minister i Mbrojtjes. Aktualsiht ne vend,po punohet ne 3 uzina mekanike per demontimin e municionit te tepert te ushtrise.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›