E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Studimi i fizibilitetit për Kosovën në vjeshtë

Ndërkaq studimi i fizibilitetit i integrimeve evropiane që po hartohet për Kosovën nuk ka lidhje me statusin e saj, ka thë Loveras për mediat serbe. "Dëshirojmë që i gjithë rajoni të kthehet drejt Bashkimit Evropian, që të përmirësohet jeta e njerëzve të thjeshtë si dhe të forcohet ekonomia. Prandaj edhe Komisioni do të hartojë studimin e fizibilitetit për Kosovën, i cili do të duhej të jetë i gatshëm në vjeshtë, në mënyrë që të vlerësohet përparimi i mëtejmë europian i Kosovës", ka theksuar Loveras.

I pyetur nëse studimi do të përmendë Kosovën e pavarur, Loveras ka thënë se "nuk mund të them se si do të duket studimi, por mendoj se fjala është për një raport i cili karshi stausit është neutral". (qik/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›