E Diel, 1 Nëntor 2026

KE do nisë një hetim pas të dhënave se në Shqipëri kanë hyrë MBETJE të rrezikshme nga viti 2003 deri në vitin 2010

Share

Edhe pa u miratuar ligji i qeverisë Berisha për importin e plehrave, në Shqipëri kanë hyrë qindra ton mbetje të rrezikshme.

Siç raporton Balkan Insight, çështja është bërë shqetësuese dhe vetë Komisioni Europian ka deklaruar se do të nisë një hetim. Monica Western, zëdhënëse e Komisionerit për Ambientin, i ka thënë Balkan Insight se do të hetohet për dyshimet se Franca ka eksportuar mbeturina të rrezikshme në Shqipëri.

Sipas të dhënave që ka siguruar Balkan Insight nga Sekretariati i Konventës së Bazelit, Franca ka sjellë në Shqipëri 588 ton mbetje vetëm në vitin 2004.

Mbeturinat që ka sjellë Franca në Shqipëri cilësohen si Y-17, d.m.th mbetje që rezultojnë nga trajtimi në sipërfaqe i metaleve dhe plastikës. Këto mbetje karakterizohen si të dëmshme. Në Shqipëri nuk u regjistruan kurrë të dhëna që këto mbetje të kenë hyrë në Shqipëri. Kurse Franca depozitoi në Sekretariatin e Konventës së Bazelit të dhëna për to.

Të dhënat e siguruara nga një agjenci e OKB tregojnë se me dhjetëra dërgesa me mbetje të rrezikshme, kanë hyrë në Shqipëri nga vendet e BE prej vitit 2003 deri në vitin 2010.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›