E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: E turpshme dhe kriminale, kjo gjykatë duhet shpërbërë

Share

Trupa gjykuese

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi që të dënojë me vetëm disa vite burg përgjegjësit e asaj që ndodhi në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.

Sipas Braçes, vendimi i sotëm jo vetëm që është i turpshëm, por edhe kriminal. Ai ka kërkuar shpërbërjen e kësaj gjykate, ndërsa ka thënë se ky sistem i korruptuar po gropos Shqipërinë.

“TURP! Por më shumë KRIM! 10 vjet burg për 26 të vrarë në Gërdec! E pashembullt! Duhet SHPERBERE kjo gjykatë! Ky sistem i korruptuar po gropos Shqipërinë, ka thënë Braçe pas vendimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›