Mblidhen 60 mijë firma kundër importit të plehrave, kërkohet referendum
Share
Aleanca Kundër Importimit të Plehrave bëri me dije se ka mundur që të mbledhë 60 mijë firma kundër importit të plehrave në Shqipëri. Me këto firma, Aleanca do të kërkojë që të bëhet një referendum, ku qytetarët do të vendosin nëse duhet apo jo që të importohen plehrat.
Kjo është një iniciativë që vjen nga populli, tha gjatë fjalës së tij Ardian Klosi, një prej përfaqësuesve të kësaj aleance. Ai tha se vendi ynë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar mbetjet nga importi, ndërsa lejimi i importit të plehrave bie ndesh me Strategjinë Kombëtare të një Zhvillimi të Qëndrueshëm si dhe me Konventën e Aarusit. 60 mijë firmat do të dorëzohen nesër në KQZ.