E Diel, 1 Nëntor 2026

KE e shqetësuar për klimën politike në Maqedoni

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka shprehur keqardhjen e tij për përkeqësimin e klimës politike në Maqedoni.

Përmes një njoftimi për shtyp, Fyle ka dënuar incidentin e fundit në Parlamentin maqedonas dhe u ka bërë thirrje palëve që të fillojnë dialogun dhe të jenë më konstruktive.

"Dialogu politik është përgjegjësi e përbashkët e pozitës dhe opozitës dhe ato në këtë drejtim duhet të tregojnë konstruktivitet dhe përkushtim të sinqertë", është shprehur Fyle.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›