E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia - Izraelit: Kërkoni falje ose prishim marrëdhëniet

“Turqia do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me Izraelin nëse ky i fundit nuk kërkon falje për sulmin e 31 majit kundër një ndër anijeve turke që ishin pjesë e flotiljes së nisur me ndihma humanitare drejt Rripit të Gazës, ku humbën jetën nëntë shtetas turq”, deklaroi sot ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu, i cituar nga shtypi turk.

Ndwrsa në lidhje me bllokimin e hapësirës ajrore, Davutollu tha se nuk do të ketë më një ose dy bllokime si javën e kaluar, por do të bllokohen të gjitha fluturimet ushtarake, ndërsa nuk është vendosur ende për ato civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›