Medvedev letër Obamës për festën kombëtare
"Jam i sigurt se marrëdhëniet konstruktive dhe fqinjësia e mirë mes Rusisë dhe SHBA-së i përgjigjen interesave të vërtetë të popujve të vendeve tona, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë botën'', shkruan Medvedev në letrën dërguar Obamës me rastin e festës kombëtare amerikane, më 4 korrik.
"Lidhjet ruso-amerikane zhvillohen aktualisht në mënyrë të sigurt dhe dinamike'', theksoi ai duke shtuar që tentativat për të dobësuar këto marrëdhënie janë pa të ardhme. Sipas shtypit rus kjo ishte një deklaratë e fortë pas skandalit të spiunazhit të cilit Presidenti nuk i referohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë gjatë letrës.