E Diel, 1 Nëntor 2026

KE gjobit British Airways dhe 10 kompani ajrore abuzuan me cmimet

Gjobat kapi shifren marramendese prej afro 800 milione eurosh. Shikoni listen e plote te 11 kompanive

Bruksel10 nentor NOA -Komisioni Evropian ka vendosur nje gjobe prej 799.400.000 eurosh per 11 kompani ajrore ne te gjithe boten te cilat operojne edhe ne sektorin e transportimit te mallrave.

Behet fjale per kompanite British Airways Canada Air Air France-KLM Cathay Pacific CargoLux Japan Airlines Lan Chile Martinair Sas Singapore Airlines dhe Quantas.
Nje mase e tille ndeshkimore ndaj tyre eshte ndermarre pasi ne periudhen midis viteve 1999 dhe 2006 keto linja ajrore kishin arritur ne nje marreveshje per te rritur taksat mbi shpenzimet e karburantit dhe te sigurise.

Dhe thuhet se ato koordinuan cmimet e udhetimeve ajrore ne disavantazh te bizneseve dhe konsumatoreve evropiane por Brukseli ka reaguar menjehere pas kesaj duke thene se sjellje te tilla qe jane ne dem te konsumatoreve nuk do te lejohen me nga autoritetet perkatese.

Mesohet se kjo gjobe e vendosur nga Brukseli eshte e katerta me e larta e vendosur deri tani nga Brukseli kundrejt nje sektori te caktuar.

Ne mesin e kompanive te ndeshkuara nga komisionit i BE-se ajo qe e ka pesuar me shume eshte francezja Air France KLM me nje gjobe plot 310 milione euro e ndjekur nga British Airways me 104 milione euro.

Nuk eshte nje gje aspak e mire qe nje numer i kompanive te medha kane koordinuar cmimet e tyre ne dem te bizneseve dhe konsumatoreve evropiane tha lidhur me nje fakt te tille komisioneri i Bashkimit Evropian per Konkurrencen Joaquin Almunia.

I cili ka shtuar se vendimi tregon ne menyre te qarte se Komisioni Evropian nuk do te toleroje kartelet e manipulimeve.
Karteli nenkuptonte qe transportuesit aktive ne bote te fluturimeve ajrore te impononin nje tarife fikse ne shtese parash per dergesat permes ajrit.

Kompanite e gjobitura

British Airways

Canada Air

Air France-KLM

Cathay Pacific

CargoLux

Japan Airlines

Lan Chile

Martinair

Sas

Singapore Airlines

Quantas.

e.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›