Topalli Kuvendi do votoje per shtyrjen e dekreteve
Kryetarja e Kuvendit Topalli deklaroi dje ne televizionin News 24 se Kuvendi do te votoje nese do te pritet vendimi i Gjykates Kushtetuese per dekretet. Sipas saj Kuvendi me shumice votash do te vendose per nismen e deputeteve te PD-se per nje intepretim te Kushtetutes ne lidhje me rotacionin e emerimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese. Topalli tha me tej se shtyrja e votimit te dekreteve qe ndodhen ne Kuvend do te ishte e domosdoshme ne kushtet kur Gjykata Kushtetuese do te kete nje interpretim per kete ceshtje. Kam nje kerkese nga kreu i grupit parlamentar te PD-se z. Patozi i cili thote qe kerkesa e tij te futet per votim ne senace plenare per te marre nje vendim per te mos proceduar me votim te dekreteve derisa te kemi ne dore sqarimin dhe interpretimin e Gjykates Kushtetuese. Vendimin do ta marre seanca plenare. Kuvendi ka detyrim te marre parasysh interpretimin e neneve te Kushtetutes sepse perndryshe Kuvendi mund te ndodhet perballe nje momenti qe Gjykata Kushtetuese ta shpalle antikushtetues dhe ti kerkoje Parlamentit pas nje periudhe kohe qe te beje zgjidhjen e situates antikushtetuese ne te cilen nje e treta e anetareve jane ne mandat te paqarte. Kjo do te kerkonte qe Kuvendi te merrte nje vendim qe do te kerkonte 2 te 3-at e votave qe te bente zgjedhjet e anetareve te Gjykates Kushtetuese deklaroi Topalli. Kryetarja e Kuvendit nuk sqaroi se kur pritet qe Kuvendi te beje nje votim te tille. Gjate ketij emisioni Topalli u pyet edhe per zgjedhjet lokale per te cilat tha se PD ende nuk ka nje kandidat per Bashkine e Tiranes. E pyetur nese do te jete ministri Lulzim Basha Topalli u shpreh se do te vendoset nga forumet e partise. Kur te vije z. Basha pyeteni ate.