E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri, tani edhe femrat me kampionatin e tyre

Më në fund edhe femrat do të kenë kampionatin
e tyre të futbollit. Është pikërisht ky
një tjetër lajm interesant i dalë nga mbledhja e
djeshme e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Një
ndër tri vendimet e miratuara në këtë mbledhje
i është dedikuar futbollit të femrave. Gjithçka
ka ardhur pas një kërkese të vetë skuadrave
të femrave. KE-ja tashmë e ka bërë zyrtare
dëshirën e tyre për zhvillimin e kampionatit të
parë të futbollit për femra. Për momentin nuk
janë përcaktuar detaje të tjera, me përjashtim
të faktit se starti i këtij aktiviteti do të bëhet në
muajin tetor të këtij viti. Ndërkohë që ende
nuk dihet se sa do të jetë numri i skuadrave
pjesëmarrëse në këtë kompeticion. Vendimi
i djeshëm ka marrë shtysë nga promovimi
i futbollit të femrave, i cili ka zënë një vend
të dukshëm edhe në aktivitetet e Federatës
Shqiptare të Futbollit. Pikërisht në fi llim të vitit
2009, nga 23 deri më 28 janar u zhvillua në
kryeqytet edhe turneu i parë kombëtar i futbollisteve
femra. Ekipi Tirana A.S., i drejtuar nga
ish-futbollisti i ekipit kombëtar Altin Rraklli, u
shpall edhe fi tuesi i këtij turneu, pasi mundi
në fi nale skuadrën e femrave nga Shkodra,
Jubani, me rezultatin 4-0. Në këtë eveniment
morën pjesë 8 skuadra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›