E Diel, 1 Nëntor 2026

KE kërkon barazi gjinore deri më 2020-ën!

Komisioni Evropian ka propozuar që 40 për qind e pozicioneve të bordeve mbikëqyrëse të kompanive të Bashkimit Evropian, të mbahen nga gratë. Ky është propozimi i bërë sot i cili parasheh që shifra prej 40 për qind të realizohet deri në vitin 2020.

Në bazë të këtij propozimi barazinë e njëjtë gjinore deri më 2018 duhet ta realizojnë edhe  kompanitë shtetërore të BE-së. Komisionerja për drejtësi, Viviane Reding paralajmëroi edhe pasojat me të cilat do të përballen bordet e kompanive që nuk do të respektojnë këtë direktivë.

Sanksionet mund të përfshijnë gjobë ose anulim të emërimit të bordit të një kompanie nëse përbëhet nga shumë meshkuj. Parlamenti Evropian, sipas të gjitha gjasave do të miratojë propozimin. Momentalisht ka një numër të vogël të grave në bordet e kompanive në Bashkimin Evropian., një numër i cili nuk shkon më shumë se 15%.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›