Tiranë- Elbasan, humb jetën punëtori 47-vjeçar

Rruga Tiranë-Elbasan
Një punëtor i autostradës Tiranë-Elbasan ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Komunës Bërzhitë, në afërsi të lumit Erzen. Aleksa Kondi, 47-vjeç ka qenë duke punuar në lotin e parë të autostradës, ndërsa ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.
Viktima është zënë poshtë nga një prej paneleve që po përdoren për ndërtim. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, nga ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka vdekur punëtori.