E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE kritikon Francën për dëbimin e romëve

Paris, 26 gusht - Këshilli i Evropës (KE) ka kritikuar ashpër dëbimin masiv të romëve nga Franca.
Në Strasburg u tha se ata "janë të shqetësuar thellë me këto zhvillime rreth njerëzve që kanë ardhur në këtë vend", shpjegoi Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI).
Ministria e Brendshme franceze në Paris nisi javën e kaluar dëbimin e qindra romëve nga Franca për në Rumani dhe Bullgari.
Ndërkohë që janë shkatërruar dhjetëra vendstrehime të tyre. Edhe të martën policia ka rrafshuar disa lagje rome në qytetet Lille dhe Marseille, raportojnë mediet franceze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›