E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE kritikon Rusinë për inspektimin e OJQ-ve

Rusia po pengon punën e organizatave joqeveritare me ligje të reja kufizuese dhe me një varg inspektimesh.

I dërguari i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut në Rusi, Nils Muiznieks, ka thënë se ligji i ri, i cili u kërkon disa OJQ-ve të regjistrohen si agjentë të huaj është term i kohës sovjetike dhe sinonim për spiunazhin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë kritikat për inspektime, përfshirë ato nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se rusët kanë të drejtë të dinë se kush i financon OJQ-të dhe për çka.

Grupet kryesore për të drejtat e njeriut kanë refuzuar të regjistrohen si agjentë të huaj, duke thënë se një gjë e tillë do të dëmtonte besueshmërinë dhe mbështetjen e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›