KE, mbështetje për mjedisin dhe biznesin
16/04/2009 Ambasadori Helmut Lohan vizitë te Azotiku i Fierit dhe takime në Vlorë
Ambasadori i komisionit evropian Helmut Lohan ka mbërritur në orët e para në qytetin e Fierit dhe ka inspektuar përfundimin e punimeve të përpunimit të arsenikut në ish-Azotikun e Fierit. Ai është pritur nga pushtetarë lokalë dhe qendrorë si dhe inspektorë të mjedisit në Fier. Ka qenë pikërisht në vendin ku janë groposur rreth 1200 lëndë arsenikale. Ai shtoi se është njohur me nivelin e ndotjes në zonën naftëmbajtëse të Marinzës dhe në të gjitha vendet dhe zonat ku pika e ndotjes ka arritur në nivele kritike. “Pikërisht ka qenë prefekti i qarkut Fier”,-ka thënë Lohan që më ka dërguar shqetësimin e tij për këto probleme dhe unë jam mundur t’i jap një përgjigje konkrete. Unë shpresoj që në të ardhmen, ndoshta pas 2 vjetësh kushdo që do të vijë në këto zona do të shikojnë jo vetëm ato ish-zona, të cilat tashmë janë të pastruara, por sidomos një mjedis shqiptar që jo vetëm do të jetë i mbrojtur, por edhe i gjelbëruar dhe i mbajtur pastër nga të gjithë ne”, ndërkohë prefekti Bejdini ka thënë se: “Zonat më kritike për sa i përket ndotjes janë Patos, Marinëz, Zharrëz. Ne kemi bërë një studim mjedisor tashmë që është më i arriri dhe më i studiuari, i konsultuar me komunitetin, janë bërë disa takime edhe me Ministrinë e Mjedisit dhe të Ekonomisë dhe këtu në pushtetin lokal dhe prefekturë, por zbatimi i këtij projekti që përfshin një sipërfaqe rreth 260 km, padyshim që kërkon fonde të konsiderueshme dhe këtu qëndron vështirësia”. Ndërkohë Shefi i Delegacionit Evropian në Shqipëri, ambasadori Helmut Lohan pas vizitës në qytetin e Fierit, ai është gjendur në qytetin e Vlorës. Lohan është ndalur në një takim të gjatë me përfaqësuesit e biznesit vlonjatë si dhe investitorët e huaj në këtë qytet. Në fjalën e tij, Lohan është shprehur se pas hyrjes në fuqi të MSA-së Shqipërinë e presin të tjera sfida ku më kryesorja është ajo e integrimit evropian. Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Vlorës, Eduard Leka, është shprehur se biznesi ka nevojë për më shumë informacion për sa i përket marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit dhe për këtë arsye duhen zhvilluar më shumë takime, ndërsa kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve të Huaj në Shqipëri, francezi Patrick Paskal, e ka pyetur Lohan-in se si bëhet monitorimi i investimeve të financuara nga Komisioni Evropian, pasi në shumë raste rrugët në cilat shtrohen brenda një kohe shumë të shkurtër dëmtohen përsëri. Përgjigja e Lohan-it ka qenë se për këtë çështje ka dhe supervizor të projekteve.