Shtyrja e gjyqeve, 9 “ferret” e drejtësisë
16/04/2009 Seancat më jetëgjata gjyqësore e bandat famëkeqe të përfaqësuara nga dhjetëra anëtarë
Historiku i përplasjeve mes drejtësisë e avokatëve, justifikime e prova në tavolinë
TIRANË- Në përfundim të gjykimit disavjeçar e të mundimshëm togat e zeza i kanë cilësuar ata që janë ulur në bankën e të akuzuarve si anëtarë të bandave kriminale me veprimtari të shumëfishtë. Dhe s janë pak por numërohen me dhjetëra të tilla, të cilësuara famëkeqe, por përkatësisht 9 prej tyre i kanë “lodhur” në maksimum togat e zeza. Rekordin e mban “Hakmarrja për drejtësi”, e cila i harxhoi 10 vjet gjykim drejtësisë shqiptare e më pas vijojnë 8 bandat e tjera që kanë kryer krime të ndryshme si vrasja, trafikimi i femrave e drogës dhe shumë vepra të tjera. Nuk janë banda të lehta nëse do të shihet gjatë rrugës së treguar në gjykatë. Kanë marrë emrin banda kriminale nga Kodi Penal. Por ecuria e tyre ka qenë tepër e vështirë gjatë gjykimit. Shumë problematike për vazhdimin e gjyqit, duke qenë se provat ishin kundër tyre. Ndërsa Prokuroria vazhdonte të ishte këmbëngulëse për të nxjerrë në pah të vërtetat e krimeve të kryera, avokatët mbrojtës dhe vetë të pandehurit bënin çdo përpjekje për të sajuar arsye nga më të ndryshmet me qëllim moszhvillimin e seancave gjyqësore.
Gjyqet më “jetëgjata”
Ka procese që kanë vazhduar edhe dhjetë vjet në gjykatë. Kuptohet që të pandehurit kanë qenë në mungesë dhe ky lloj gjykimi i jep të drejtë gjykatës të vazhdojë seancat edhe me një ndërprerje të gjatë, duke iu referuar gjithmonë ligjit. Një nga bandat më kriminale në vend është ajo e quajtur “Hakmarrja për drejtësi”. Për të ka vazhduar për vite të tëra gjykim dhe vetëm dy vjet më parë u dënua nga Krimet e Rënda. Kjo bandë mban vendin e parë për nga numri i seancave të zhvilluara në shkallën e parë e më pas edhe në shkallën e dytë të gjyqësorit. Janë zhvilluar gjithsej rreth 200 seanca gjyqësore. Ndërkohë që edhe procesi “Kokaina” ka patur një jetëgjatësi në gjykatë. Ky proces vazhdoi për rreth dy vjet në gjykim. Banda e Durrësit nuk mbetet pas. Me 17 të pandehur në bankën e të akuzuarve ky proces është shtyrë për rreth 64 seanca dhe vazhdon të shtyhet. Shkaku ashtu si dhe në seancat e tjera ka qenë mungesa e një pjesë të avokatëve mbrojtës. Ndërsa janë zhvilluar vetëm dhjetë seanca të rregullta, gjykata ngre alarmin. I është drejtuar disa herë Dhomës kombëtare të Avokatisë duke i kërkuar marrjen e masave shtrënguese për avokatët që nuk i përgjigjen ftesës për të qenë në gjyq. E ndërkohë që avokatët mungojnë dhe të pandehurve u pezullohen afatet e paraburgimit, Prokuroria debaton në seancë gjyqësore me pjesën e mbrojtjes që janë të pranishëm. Avokatët këmbëngulin se kanë arsye ligjore që mungojnë në gjyq. Kjo arsye është paraqitja e një raporti mjekësor ku thuhet se nuk janë në gjendje dhe vuajnë nga virozat e stinës. "Hakmarrja për drejtësi", e cila mban vendin e parë për nga numri i madh i seancave gjyqësore në gjykatë. "Hakmarrja për drejtësi" në fillim të krijimit të saj numëronte 11 anëtarë. Kjo bandë është shtyrë me dhjetëra herë nga gjykata duke arritur numrin rekord të seancave gjyqësore. Shkaqet e shtyrjes kanë qenë të ndryshme dhe të shumta. Si gjithmonë refreni u “këndohet” avokatëve mbrojtës, të cilët nuk i respektojnë seancat duke u bërë palë me të pandehurit që përfaqësojnë. Tashmë historia e kësaj bande mori fund. Një tjetër bandë që ka vijuar me seanca të shtyra për një kohë tepër të gjatë ka qenë ajo e Lushnjës. Procesi në ngarkim të pjesës së parë të të pandehurve që tashmë janë dënuar ka vazhduar më tepër së një vit tek Krimet e Rënda. Kjo gjykatë ishte e pafuqishme të sjell në gjykatë avokatët mbrojtës për të vazhduar seancën. Kështu loja ka vazhduar edhe me procese si Qafë-Gjashta që ende vazhdon të shtyhet. Banda e rrugës së Kavajës numëron rreth 20 persona ku mbi 10 janë vrarë mes tyre. Tre nga pjesëtarët e kësaj bande janë vrarë në mënyrë të tmerrshme. Dy janë vrarë me antitank dhe një tjetër u vra me snajper në burgun 313-të. Vazhdojmë më tej me bandën e rrugës “Myslym Shyri”. Pjesëtarët e kësaj bande janë bërë të famshëm, ndërkohë që procesi vazhdoi për një kohë tepër të gjatë. Është bërë e njohur në rrugën e krimit me pengmarrjen e Fatjon Demrilikës në vitin 2004. Ilir Kodumi, Ledio Lito, Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla, janë pjesëtarët e kësaj bande.
Gjykimi më i vështirë
“Hakmarrja për drejtësi” e 10 vite të mundimshme
Leart Shyti, Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Orik Shyt, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi janë pjesëtarët e “Hakmarrjes për drejtësi”. Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë. Disa nga akuzat janë vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim, vënia e autobombe, vrasje. Hetimi së bashku me procesin e kësaj bande zgjati dhjetë vjet. Është një kalvar i vërtetë akuzash e kundërakuzash, të pandehur, krime, dëshmitarë e përzierje politike. Kur u ekzekutua Genci Sina, shoferi i ish-kryeprokurorit Sollaku, taksisti “Beni” që sipas policisë shoqëroi Altin Arapin, kërkoi mbrojtje dhe prej asaj dite s’dihet se në ç’shtet është transferuar. Edhe Alban Kalaja, një nga prokurorët e çështjes kërkoi strehim politik në SHBA. Vetë protagonistët Orik Shyti e Atin Arapi fituan azil politik në Zvicër e Belgjikë, pasi u shprehën se ndiheshin të kërcënuar.
8 bandat e gjykuara që kërkuan më tepër kohë për vendimin final
Banda e Cërrikut
Masakra e Cërrikut në vitin 1997 e ka bërë të njohur këtë bandë. Në Cërrik janë vrarë 6 gardistë. Vazhdon të gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Deri tani ky proces ka njohur shumë shtyrje. Shkaqet kanë qenë të ndryshme. Një nga shkaqet është mungesa e avokatëve mbrojtës. Si kapo i kësaj bande njihet Roland Xhepaxhiu.
Banda e Lushnjës
Në krye të kësaj bande ka qenë gjithmonë Aldo Bare, i cili ndodhet aktualisht i arrestuar në Turqi. Ende nuk është bërë ekstradimi i tij edhe pse nga ana e Ministrisë së Drejtësisë janë dërguar dokumentet përkatëse. Shtatë nga 10 anëtarët e akuzuar si anëtarë të bandës së Lushnjës u ndaluan e pjesa tjetër vazhdon të jetë në gjykim.
Banda e Durrësit
Në bankën e të akuzuarve për këtë bandë janë rreth 17 të pandehur e në krye Lulzim Berishën. Është një nga proceset që ka zgjatur jo pak. Deri tani që nga fillimi i procesit janë shtyrë 64 seanca gjyqësore. Në të gjitha seancat fajin e kishin avokatët mbrojtës. Pikërisht për këtë arsye gjykata i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.
Banda e Zani Caushit
Edhe kjo bandë nuk ka zgjatur pak në gjykatë, por 10 vjet. Fillimisht nisi në vitin 1998 për të përfunduar në vitin 1999 me një vendim pafajësie për Zani Çaushin. Por procesi rinisi edhe një herë. Nga viti 1999 deri pak muaj më parë Zani Çaushi u gjykua nga shkalla e parë për t’u denjuar përfundimisht me burgim të përjetshëm.
Grupi “Poter Al”
Ka vazhduar gati një vit gjykim me këtë grup të ashtuquajtur kriminal. Grupi "Poter-Al" i përbërë nga shtatë persona, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Sipas vendimit të gjykatës, ai është një grup i strukturuar kriminal me anëtarë Ilir Koçiaj, Geront Tola Geront Dedja, Zamir Vadardha, Leonard Çobaj, Bledi Balliu, etj.
Grupi “Go West”
Dy vjet në gjykim dhe tashmë dosja ndodhet përsëri në gjykatë. Një pjesë e të pandehurve janë në gjendje të lirë dhe kjo ka bërë që procesi të shtyhet shumë herë. Në krye të organizatës kriminale ishte Nikolin Cako, pronar i agjencisë turistike "Go West" me anëtarë si Eduart Bejko, Voltan Turtuli, Valbona Cako, etj.
Grupi “Kokaina”
Vazhdoi për më shumë se dy vjet në gjykim. Përgjithësisht ka qenë proces i rregullt me përjashtim të rasteve kur vet të pandehurit kanë lënë sallën e gjyqit. Krijim të organizatave kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, këto janë akuzat që kanë dërguar në burg ish-shefin e policisë, Sokol Koçin, Frederik Durdën, etj.
Grupi “Kompas”
Dy vjet në gjykim me shumë seanca të shtyra. Tashmë gjithçka ka përfunduar. Arjan Selimi është cilësuar si drejtuesi i grupit “Kompas”. Kjo bandë trafikonte drogë në shtete të ndryshme të Evropës. Janë arrestuar 21 persona. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, që janë dënuar tashmë janë, Petraq Avrami, atë e bir, Blenard Fejzullaj, etj.