Berisha: Të shmangen abuzimet
16/04/2009 Këshilli i Ministrave vendos kufizime prej 10% për taksat ndaj biznesit të vogël
“Është e pabesueshme dhe e pakonceptueshme që ky akt sulmohet, në vend që të përgëzohet”
Qeveria i ka vendosur pushtetit vendor një kufi prej 10 për qind për taksat ndaj biznesit të vogël. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes së djeshme të ekzekutivit se kjo masë ka për qëllim shmangien e abuzimeve ndaj biznesit të vogël. Ai është shprehur me tone tepër kritike ndaj bashkive dhe komunave, të cilat sipas tij nuk mund të pranohet që të rritin çdo vit taksën e pastrimit apo gjelbërimit. “Është e drejtë të pyesim se kur ka qenë normale dhe kur abuzive, cili nivel është normal dhe cili abuziv, apo në qoftë se pas tre vjetësh janë katërfishuar, lind pyetja: çfarë ndodhi që ato të katërfishohen? Është e pabesueshme dhe e pakonceptueshme që ky akt sulmohet, në vend që të përgëzohet. Duke sulmuar këtë akt, veçse dëshmohet se alternativë e vetme është mjerimi dhe varfëria”, - ka deklaruar kreu i qeverisë. Berisha theksoi se organet tatimore duhet të ngrenë një taks-force të veçantë, që do të ketë për detyrë shqyrtimin me përparësi të çdo ankese të biznesit të vogël. Qeveria do të ketë tolerancë zero ndaj abuzimit me të.” Sipas tij, qeveria nuk do të tolerojë asnjë abuzim të mundshëm ndaj biznesit të vogël dhe se, ashtu siç po bën këtë ligj, qeveria mund të bëjë edhe ligje të tjera për ta mbrojtur atë. “Duke respektuar problematikën e pushtetit vendor, ne ngushtojmë marzhin, duke mos pasur të drejtë të vendosë më shumë se 10 për qind të taksës të biznesit të vogël”, - deklaroi shefi i ekzekutivit. Kryeministri Berisha e ka konsideruar biznesin e vogël sektorin më të fuqishëm të ekonomisë, ku janë punësuar rreth 200 mijë veta. Ndaj për të është e papranueshme rritja e barrës fiskale. “Biznesi i vogël është për Shqipërinë sektori më i fuqishëm i ekonomisë. Pavarësisht se kontributi i tij në buxhetin publik është pakrahasimisht më i vogël se biznesi i madh, biznesi i vogël është gjeneratori i punësimi në vend. Në përputhje me konceptin e decentralizimit, taksa e biznesit të vogël u transferua tërësisht në bashki e komuna. Sot ky biznes është vënë në vështirësi në disa qytete të vendit”, - tha Kryeministri Berisha. Ai vlerësoi se një tjetër masë në mbështetje dhe mbrojtje të biznesit të vogël do të jetë edhe rritja e pagave dhe pensioneve më 1 maj. Sipas tij, biznesi i vogël ndien më shumë pasojat e krizës botërore, së pari me uljen e konsumit për shkak të kësaj krize. Por në këndvështrimin e shefit të ekzekutivit rritja e pagave dhe pensioneve më 1 maj është mbrojtja më e mirë që i bëhet biznesit të vogël, sepse është një rritje shumë e ndjeshme e fuqisë blerëse. “Do të kemi një rritje shumë të ndjeshme të fuqisë blerëse në 800 mijë familje shqiptare. Nëse rritim rrogat dhe pensionet në raport me tregun, përfituesi numër 1 pas atyre që marrin rrogën dhe pensionin është biznesmeni i vogël”, - u shpreh Berisha.
Vendimi i qeverisë
1. Këshilli bashkiak ose komunal, kur e gjykon të domosdoshme, vendos taksa me karakter të përkohshëm në interes të përgjithshëm të komunitetit, në territorin brenda juridiksionit të saj. Masa e taksave me karakter të përkohshëm së bashku me taksat dhe tarifat e aplikueshme, nuk duhet të kalojnë kufirin plus 10 për qind të nivelit tregues të taksës së biznesit të vogël, sipas tabelës së taksimit të subjekteve të këtij biznesi.
2. Tarifat vendosen dhe administrohen në përputhje me ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Me përjashtim të rasteve të përcaktuara ndryshe në këtë ligj ose në ligje të tjera, që rregullojnë funksionet e tarifat e lidhura me to, këshilli bashkiak dhe ai komunal vendosin për llojet e tarifave, nivelin, rregullat bazë për administrimin dhe mbledhjen e tyre, si dhe përcaktojnë nëse tarifat do të mblidhen nga vetë strukturat bashkiake ose komunale apo nga një agjent, por në asnjë rast shuma e tarifave vendore, të aplikueshme për tatimpaguesit e biznesit të vogël nuk duhet të kalojë 10 për qind të nivelit tregues të taksës, sipas tabelës së taksimit të subjekteve të biznesit të vogël.