KE, mision në Tiranë, për situatën parazgjedhore

Këshilli i Europës vjen tashmë me një mision në Shqipëri, kjo duke iu referuar situatës parazgjedhore.
Duke iu referuar burimeve per “Ora News”, mësohet se misioni i KE-së do të mbërrijë në datën 4 maj dhe do të qëndrojë deri në datën 10 maj, në të cilën pjesë e axhendës do të jenë takimet me Zv.Kryeministrin dhe njëkohësisht Ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinaston me kryetarin e KQZ-së Arben Ristanin, zv/ministrin e Brendshëm Ferdinand Poni, Albana Dhimitri, nenkryetare e Bashkise. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Jashtme.