E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Brëndshme, "nuk do të lejohet keqpërdorimi i policisë"

Ditën e sotme, zv.ministri i Brendshëm Avenir Peka ka bërë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzim penal kundër Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale të policisë së shtetit Shemsi Premçi për veprën penale "Shpifje për shkak të detyrës" parashikuar nga neni 240/2 i Kodit Penal.
 

Ministria e Brendshme, garanton opinionin publik, se në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk do të lejojë keqpërdorimin e policisë së shtetit për asnjë arsye apo motiv që bie ndesh me ligjin për policinë e shtetit.
 

Ministria e Brendshme u bën thirrje forcave politike të qëndrojnë larg përpjekjeve për të instrumentalizuar politikisht struktura apo efektivë të policisë së shtetit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›