KE, nis zbatimin e marëveshjes të nënshkruar nga 25 vendet

Komisioni Europian ka nisur punën për të vënë në zbatim marrëveshjen e nënshkruar nga 25 vendet e këtij organizmi dy ditë më parë. Tek disa vende ku janë shfaqur nivele të larta papunësie si Spanja Greqia, Sllovakia, Lituania, Italia Portugalia etj, presidenti i Komisioni Europian Jose Manuel Barroso kërkon ndërmarrjen e masave për zhvillimin e planeve të veçanta. Këto plane përfshijnë Programe të Reformave Kombëtare në të cilat secili vend anëtar nënvizon prioritetet e tij politike në kontekstin e të ashtu quajturit “Semestri Europian”. Një ekip i Komisionit në muajin prill do të vizitojë secilin vend për zbulimin e elementëve të nevojshëm për një plan mbi papunësinë tek të rinjtë si dhe për skemat e ndihmës për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Pakti i quajtur “Euro Plus” përmban masat për konsolidimin fiskal, por edhe angazhimin për rritjen ekonomike dhe punësimin. Një ditë më parë u raportua se niveli i papunësisë në Eurozonë arriti një rekord të ri në dhjetor 2011, sipas të dhënave të “Eurostat”, institutit të specializuar të statistikave në Bashkimin Europian.
Vendi më i goditur nga papunësia është Spanja, ku niveli i saj arrin deri në 23. Në total, midis 27 vendeve që përbëjnë Bashkimin Europian, numri i të papunëve është në 23,8 milion persona, ose 9,9% e totalit të forcë aktive për punë.