KE për Vizat, Basha refuzon: Raporti merita e vlerësime
Ministri i Jashtëm Basha, ka refuzuar të pranojë kritikat që KE ka e bërë lidhur me liberalizimin e vizave. Basha tha se raporti përmbledh vetëm merita, ndërsa siguroi liberalizim brenda vitit të parë nëse PD fiton mandatin e dytë. RAPORTI
TIRANE- Pavarësisht rezervave të shkruara të zezë mbi të bardhë në raportin e Komisionit Evropian, qeveria shqiptare refuzon të pranojë kritikat dhe argumentat se komisioni nuk mund të liberalizojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, është ndalu pothuajse në çdo paragraf të raportit të Komisionit Europian, duke mohuar kritikat shqetësuese e duke i lexuar ato vetëm si merita të qeverisë.
“Blloku i parë, që lidhet me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, cilëson se Shqipëria ka shënuar progres në lidhje me procesin tërësor të ngritjes së infrastrukturës dhe aplikimit, prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve, të cilët janë të sigurisë së lartë dhe në përputhje me standardet evropiane”- u shpreh ministri Basha.
Më tej ministri i Jashtëm shtoi se “Strategjia e qeverisë shqiptare për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjes transparente cilësohet si një dokument ambicioz, dhe mbi bazën e tij janë bërë përpjekje serioze dhe te suksesshme për uljen e korrupsionit”- tha Basha.
“Z. Rama tha se Shqipëria nuk do ta marrë ftesën për në NATO dhe ne e morëm, tha se Shqipëria nuk do të anëtarësohet në NATO dhe sot jemi anëtarë Shqipëria është në rrugë të mbarë në procesin e liberalizimit të vizave dhe, brenda 12 muajve të parë të mandatit tonë të dytë, qytetarët shqiptarë, me pasaporta biometrike, do të udhëtojnë si evropianë, të barabartë mes evropianëve”- tha Basha.
Basha, i cili nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët i ka mjaftuar vetëm me deklaratën për shtyp është ndalur edhe në votimin e rezolutës në Konferencën Islamike në Siri. Basha e vlerësoi votimin si sinjalin për të pranuar shumë shpejt pavarësinë e Kosovës duke ja treguar vendit tonë meritën e madhe për numrin e madh të votave që mori rezoluta në Konferencën Islamike.
(a.r/news24/balkanweb)