Topalli: Zgjedhjet e 28 Qershorit, sfida e Shqipërisë
Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ajo nënvizoi se anëtarësimi në NATO është një kapitull i ri detyrimesh dhe sfidash, mes te cilave dhe zgjedhjet parlamnetare te Qershorit
TIRANË- "Sfida kryesore që Shqipëria ka përpara janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit”. Kështu është shprehur Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në punimet e Samitit të Asamblesë Parlamentare të Aleancës dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut. Topalli dhe Kryetari i Parlamentit kroat, Luka Bebic, përfaqësues të dy vendeve të reja anëtare të NATO-s, morën pjesë si të ftuar specialë në punimet e Samitit të Asamblesë Parlamentare të Aleancës dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut, që u mbajt të hënën në Oslo të Norvegjisë.
Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se në fjalën e mbajtur para këtij Samiti, kryetarja Topalli, falenderoi parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, që brenda një kohe rekord prej nëntë muajsh, bënë të mundur ratifikimin e Protokollit të NATO-s për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë aleance.
Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen, se ëndrra e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Aleancës së lirisë, nuk do ishte bërë e mundur pa angazhimin për t'i shkuar deri në fund reformave të suksesshme, të ndërmarra nga qeveria e Kryeministrit Sali Berisha.
"Ju ftoj të vini në Shqipëri dhe të shikoni ndryshimin e jashtëzakonshëm të saj, të konstatoni me sytë tuaj sesi është modernizuar infrastruktura, sesi ekonomia ka bërë progres të pakthyeshëm", tha znj. Topalli.
Ajo nënvizoi se anëtarësimi në NATO është një kapitull i ri detyrimesh dhe sfidash. "Sfida kryesore që Shqipëria ka përpara janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Ndihem shumë mirë që për herë të parë shqiptarët do të shkojnë në këto zgjedhje me një infrastrukturë tërësisht të re dhe moderne ndaj dhe ju ftoj të jeni monitorues të tyre".
Në punimet e Samitit në Oslo ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të saj, John Tanner, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Kai Eide etj.
Gjatë qëndrimit në Oslo, Kryetarja e Kuvendit pritet të ketë takime te rëndësishme me perfaqësues të lartë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe Parlamentit norvegjez.
(d.b/BalkanWeb)