E Diel, 1 Nëntor 2026

PR cel fushatën, Berisha mbështet Mediun

Kryeministri Berisha i ka dhënë sot një tjetër mbështetje kreut të PR, Fatmir Mediu në celjen e fushatës së kësaj partie. Ish ministri Mediu, sot para drejtësisë për tragjedinë e Gërdecit, u vlerësua nga kreu i qeverisë, si aleat i suksesshëm. 

TIRANE- Kryeministri Berisha i ka dhënë sot një mbështetje të fortë për kreu republican, Fatmir Mediu, një prej të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së rëndë të Gërdecit. Berisha cilësoi Partisë Republikane si një ndër aletatët më të fuqishëm në koalicionin qeveriesës, si dhe në kryerjen e reformave në vend. Berisha mori pjesë në celjen e fushatës së kësaj partie në Tiranë. Duke u ndalur në ceshtjen e pronave, Berisha vlerësoi programin e Republikanëve.

“Prona është çështja më themelore e një rendi shoqëror. Ju keni një program të shkëlqyer, por keni ditur dhe të bëni kompromis. Në emër të më të madhes keni sakrifikuar më të voglën, se vetëm kështu ecet. Por ama cili është bilanci, mbi 700 mijë familje të pronësuar nga ky koalicion që nga viti 1992. Janë disa mijëra dosje akoma të pazgjidhura, nuk e mohoj. Por ne zotohemi të gjithë sëbashku do rendim pas secilës prej tyre se ne kemi moralin, përkushtimin, zotimin të shkojmë në zgjidhjen e secilës prej tyre” theksoi Berisha.

Republikani, Sabri Godo në fjalën e tij, vlerësoi arritjet e maxhorancës në fushen e integrimit, ndërsa theksoi se qeveria, pjesë e të cilës është edhe PR, ka bërë cdo veprim në mënyrë racionale për t'i shërbyer vendit. Godo tha se Partia Republikane duhet të jetë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar.
Nga ana e tij Berisha duke u bërë jehonë reformave të qeverisë tha se ishin këto që e bënë vendin anëtar të NATO-s. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›