E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk do heqim dorë nga zbardhja e krimit elektoral

Partia Socialiste ka nisur protestën e radhës në qytetin bregdetar të Durrësit. Në fjalën e tij kreu i PS-së Edi Rama theksoi se opozita nuk do të heqë dorë nga zbardhja e krimit elektoral. Sipas tij nuk mund të hiqet dorë nga moszbardhja e krimit elekotral pasi një mekanizëm korrupsioni që do ta tjetërsojë sërish votën. Ai shtoi gjithashtu se kryeministri Berisha pasi vodhi votat në zgjedhjet e 28 qershorit tani po rrënon ekonominë e vendit. Sipas tij qeveria e ka bërë të papërballushme faturën e energjisë elektrike për shqiptarët duke theksuar se familjet shqiptare po e ndiejnë çdo ditë e më tepër krizën ekonomike.
Ndërkohë Rama duke i bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 30 prillit në Tiranë për t'i dhënë fund sipas tij keqqeverisjes dhe historisë së degradimit që po prek familjet shqiptare.
"Duhet ndaluar që Shqipëria të kthehet në mbretëri të pashpallur ku kushtetuta dhe ligjet do të vlejnë vetëm për ata që janë jashtë oborrit ndërsa ata të cilët janë në oborrin mbretëror nuk do të preken nga ligji" theksoi Rama duke shtuar se opozita dhe shqiptarët duan një Shqipëri që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›