E Diel, 1 Nëntor 2026

KE pershendet zgjedhjen e presidentes se re te Kosoves

Komisioni Europian mirëpret zgjedhjen konsensuale të Atifete Jahjages ne postin e Presidentes se Republikes se Kosoves. Zedhenesja e shefes për politikë të jashtme dhe siguri të BE, Ashton përshëndeti arritjen e marrëveshjes mes forcave politike në Kosovë për presidentin ndërsa ritheksoi nevojen e vazhdimit te reformave integruese si dhe vazhdimin e dialogut me Beogradin.

“Ne pershendesim zgjedhjen ne postin e presidentit te Kosoves te Atifete Jahjages. Ne do te kemi kenaqesine te punojme me kete presidente te re dhe me qeverine e Kosoves. Sigurisht, ne do te punojme se bashku per programin e integrimit evropian te Kosoves dhe per te intensifikuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtines. Ky eshte nje sinjal inkurajues dhe ne u kemi bere thirrje te gjitha partive per kete zgjidhje ne frymen e kushtetutes dhe tani qe kjo u arrit, ne presim me padurim qe kosova te shenoje progres te metejshem” tha Maja Kacijançiç.

E pyetur për rolin që ka luajtur ambasadori amerikanë në zgjedhjen e presidentes së re zëdhënësja e Ashton u përgjigj: “Pas vendimit te gjykates, Komisioni Evropian u beri thirrje te gjitha partive politike per te bere nje marreveshje mes tyre per zgjedhjen e presidentit dhe jane ato qe e kane bere kete. Tani kemi nje marreveshje, kemi nje president dhe kjo eshte ajo qe mund te them”. 

Atifete Jahjaga u zgjodh me shumicë votash në postin e presidentit në raundin e parë të votimit të mbajtur pasditen e së enjtes në parlamentin e Kosovës.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›