Nuk ka me bileta te gjithe per te pare Shtrigat

“Shtrigat e Salemit” kanë mbushur çdo fundjavë plot e përplot sallën 500-vendëshe të Teatrit Kombëtar. Sipas të dhënave nga biletaria e teatrit në bazë të shitjeve, por edhe pronotimeve, numri i biletave do të arrijë rreth 6 mijë deri të dielën kur do të jetë shfaqja e 12- e dramës së Artur Miller me regji të Spiro Dunit.
“Shtrigat e Salemit është një sukses tjetër për Teatrin Kombëtar, është dyndje e madje e spektaktorëve. Një nga kënaqësitë që ndjen aktori dhe ne si organizatorë është mbushja e sallës së Teatrit Kombëtar”- tha Kristaq Skrami, drejtor i TK-së.
Dy javë nga premiera e “Shtrigave të Salemit” publiku është dyndur në teatër, ndërsa ka rënë në sy edhe interesi i madh i të rinjve. Sipas regjisorit Spiro Duni këtë sukses e solli vepra e Miller dhe kasta e aktorëve.
Spektatori vjen dhe rri pa u larguar 15 minuta duke duartrokitur. Ky është satisfaksioni më i madh që mund të ketë një trupë arti teatrore. Sigurisht Miller është i pari, pastaj ekipi i aktorëve të shkëlqyer si: Timo Flloko, Eva Alikaj, Fatos Cena, Elja Zaharia etj” – tha regjizori i shfaqjes, Spiro Duni.
Në fakt “Shtrigat e Salemit”, ashtu si edhe tre vite më parë “Pamje nga ura” e cila theu rekordin e shitjes së biletave, po dëshmon se kryeveprat nga dramaturgë të mëdhenj, bëjnë diferencën krahasuar me dramat kombëtare.
Aurela Papadhima