E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, pritet propozimi për liberalizmin e vizave për Kosovën

Komisioni Europian pritet të propozojë liberalizimin e vizave edhe për kosovarët, por me shumë kushtëzime. Në progres- raportin që do ta prezantojë më 14 tetor, Komisioni Europian do të adresojë nevojën e ofrimit të mundësisë edhe për kosovarët përsa i përket liberalizimit të vizave. Në disa pjesë të raportit, sipas mediave kosovare, thuhet se Bashkimi Europian gjithashtu do të kërkojë përkushtimin e të gjithëve për t'i ofruar Kosovës rrugën e integrimeve euroatlantike. "Pengimi i Kosovës për të marrë pjesë në disa nisma rajonale për shkak të pozicionit kundërshtues të Serbisë është për t'u kritikuar", thuhet në raport dhe më tej i kërkohet Serbisë që të mos shkaktojë probleme në këtë drejtim sepse bashkëpunimi rajonal është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara.
Raporti i progresit gjithashtu flet dhe për gjendjen jo të mirë të gazetarëve dhe medias në Kosovë, si kërcënimet e shpeshtuara në këtë drejtim, dhe ndaj i kërkohet një adresim urgjent për këtë çështje. Ndër dukuritë më negative për Kosovën përmendet niveli i lartë i korrupsionit i përhapur shumë me tenderët, privatizimin, sistemin e drejtësisë, financimin e partive politike dhe administratën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›