Vasili: Luftë korrupsionit në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka kërkuar luftë me çdo mjet ndaj korrupsionit në shëndetësi. Në një vizitë në maternitetin "Koço Gliozheni", ministri Vasili ka kërkuar që qytetarët të bëjnë pagesa zyrtare dhe jo rryshfete. "Korrupsioni në shëndetësi duhet luftuar me çdo mjet. Ne nuk do të lejojmë kaos në spitale. Qytetarët duhet të bëjnë pagesë zyrtare dhe jo të japin rryshfete", tha ministri i Shëndetësisë.
Petrit Vasili tha se ka ardhur koha që spitalet të çlirohen nga mbipopullimi me qytetarë.
Petrit Vasili tha se ka ardhur koha që spitalet të çlirohen nga mbipopullimi me qytetarë.