KE pritet të japë dritën jeshile për anëtarësimin e Kroacisë
Komisioni Evropian pritet t`i japë dritën jeshile hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Europian.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë komisioneren europiane për drejtësi Vivian Reding e cila thekson se KE-ja do të përfundojë negociatat me Kroacinë, në mënyrë që ky shtet të mund të hyjë në Bashkimin Evropian në vitin 2013.
Reding ka thënë gjithashtu se Komisioni do të rekomandojë përfundimin e negociatave dhe përgatitjen për pritjen e Kroacisë si anëtare e 28-të e BE-së.
Ajo gjithashtu ka theksuar se është hequr edhe pengesa e fundit ndërsa shtoi se përpara një viti nuk e ka besuar se kjo do të realizohej.