E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shpërthim eksplozivi në makinën e një 21-vjeçari

Policia e Tiranës njoftoi se dje, rreth orës 02.30, në rrugën “Myslym Keta”, është dëmtuar me lëndë plasëse automjeti “Reno Klio”, me targa BX 476 RJ, me ngjyrë gri, në pronësi të shtetasit Ardit Astrit Ademi, 21 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Sipas  policisë, menjëherë në vendin e ngjarjes, shkuan shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit, oficerë të krimeve të rënda, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve, duke kryer nën drejtimin e Prokurorinë veprimet hetimore e procedurale.
 

Deri më tani, nga kryerja e veprimeve proçeduriale rezultoi se një sasi eksplozivi është vendosur në automjetin e mësipërm, ku si pasojë është dëmtuar (pjesa e përparme e mjetit si xhami i përparmë).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›