E Diel, 1 Nëntor 2026

KEK, premton rrymë pa ndërprerje

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se , pavarësisht rritjes së konsumit të energjisë janë bërë të gjitha përgatitjet dhe KEK-u ka arritur që të prodhojë deri në 100 megavat prodhimin e energjisë.

Ky prodhim sipas zyrtarëve të KEK-ut është një rekord i ri që po shënohet sot derisa po punohet maksimalisht që qytetarëve të Kosovës t'iu sigurohet energji e mjaftueshme për të kaluar me gëzime dhe hare natën e Vitit të Ri.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, ka thënë për “Indeksonline”, korporata do tëprodhon 100 megavat energji.

“Nuk do kemi ndërprerje të energjisë. KEK-u është duke punuar me të gjitha kapacitetet prodhuese. Sot kemi arritur rekord dhe në këto momente jemi duke prodhuar 1000 megavat orë energji elektrike. Do të imporojm veç nëse ka nevojë”, tha Buzhala.

Kurse në rast së do ketë ndonjë prishje lokale në rrjet, sipas Buzhalës, ekipet e KEK-ut do të interrvenojnë në kohën më të shpejtë të mundshme. /Indeksnoline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›