Njeriu semafor

Veshur me një jelek të gjelbër dhe në dorë me një shenjë komunikacioni në të cilën shkruan “STOP”, ai nis punën çdo ditë, në orën dhjetë në mëngjes.
Mbi 2000 fëmijë të shkollave fillore”Asim Vokshi” dhe “Emin Duraku” e kanë sigurinë e lëvizjes në komunikacion nën përgjegjësin e tij, ndërkaq ai për ta është i shndërruar në një truprojë, semafor, por edhe në një mikë e pedagog të mirë.
Nezir Bunjaku, 75 vjeçar, është kryetar i Bashkësisë Lokale të lagjes së “Muhaxhirëve” në Prishtinë, e njëkohësisht “polic i lagjes” në lagjen “Kodra e Trimave”, i cili këtë mision e ka pranuar më shumë kënaqësi. Mision ky i cili po realizohet me një projekt të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në të cilin janë të përfshirë shumë pensionistë. Por, disa prej tyre janë dorëzuar, Neziri ende jo.
Ai, 44 vitet jetës së tij i’a ka kushtuar punës më fëmijë në arsim, kurse prej që ka dalë në pension është marr edhe më punën në Bashkësinë Lokale.
E, nga muaji shtatore i këtij viti, ai ka zgjedhur të jetë edhe “truproja” i fëmijëve të shkollave “Emin Duraku” e “Asim Vokshi”.
“Kam kërkuar nga drejtoreshat e dy shkollave, të paralajmërojnë fëmijët që unë do të kujdesem që ata ta kapërcejnë rrugën, dhe mos të provojnë ta kalojnë rrugën asnjëherë vet”, ka thënë ai, shkruan gazeta “Koha ditore”.
Ai ka thotë se këtë punë nuk po e bën vetëm për shkak të pagesës që e ka 120 euro në muaj, që gati gjysma i shkon për udhëtim, por thotë se po e bënë nga dashuria dhe dëshira e madhe për tu marrë më fëmijët dhe për ti ndihmuar ata. /Indeksonline/