E Shtunë, 31 Tetor 2026

KEK-u, fton qytetarët në zyrën e ankesave

(E plotësuar) Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar lidhur me pakënaqsin e qytetarëve për faturat e shtrenjtimin që vet KEK-u, i ka shpërndarë për muajin janar.
KËK-u ka ftuar qytetarët që të drejtohen në zyrën e ankesave të korporatës nëse mendojë që KEK-u ka faturuar paushall.

“Ditëve të fundit është vërejtur një volum i madh i shprehjes së pakënaqësisë nga ana e konsumatorëve lidhur me faturat e energjisë elektrike për muajin janar. KEK fton të gjithë konsumatorët e pakënaqur t'i drejtohen Qendrave për Konsumatorë dhe të deponojnë çfarëdo ankese që kanë dhe korporata i siguron se secila ankesë do të adresohet dhe do të shqyrtohet deri në detaje”, njofton zyra për marrëdhënie me publikun e KEK-ut.
Korporata është zotuar se në rast të leximit jo të rregullt apo të ndonjë gabimi në lexim apo faturim, KEK i siguron konsumatorët që do ta bëjë menjëherë korrigjimin.

“Ndryshe, nuk bëhet fjalë për faturim paushall, sepse faturimi kryhet çdo muaj e as për ndryshim të çmimeve, sepse ato mbesin të njëjta, për çka secili konsumator mund të bëjë krahasimin edhe vetë me faturën paraprake. Secili konsumator mund të bëjë edhe vetë verifikimin e gjendjes, duke e krahasuar gjendjen në njehsorin e tij me gjendjen e kilovatëve të shënuar në faturë’.

.......................................

Qytetarë të pakënaqur me faturat e fryra të KEK-ut, që janë shpërndarë për muajin janar, kanë paralajmëruar nëpërmes rrjetit social Facebook, një protestë. Vetëm në disa orë, pasi është postuar, rreth 1200 veta janë përgjigjur se do t’i bashkohen “ngjarjes”. E pakënaqur me faturën 74 euro për muajin janar është edhe ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku.

Organizatorët e protestës, nëpërmes Facebook-ut, i kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, që do të mbahet të enjten në mesditë para zyrave qendrore të KEK-ut, “Te Santea” në Prishtinë.

“E di qe për 13 vite janë grumbulluar me miliona euro qe i kemi borxh KEK-ut. Por të nderuar për 13 vjet asnjëherë nuk kemi protestu për gjithë ato padrejtësi që na janë bërë nga kjo koorporatë. Hajde të bëhemi së bashku së paku për këtë ditë”, ka shkruar Milot Hasimja, në rrjetin social Facebook, njëri nga organizatorët e kësaj proteste.

Fatura ime e rrymës ka ardhur e njëjtë me të afërm të mi në Suedi, Gjermani e në Zvicër, shkruan një lexues tjetër.

“Kemi parë ditëve të fundit që shumë qytetarë kanë shprehur pakënaqësinë ndaj KEK-ut. Mendohet që faturat po u vijnë më tepër se që kanë shpenzuar, madje në disa raste edhe dyfish më shumë se muajt e kaluar”, ka shkruar Ministrja Vlora  Çitaku, në profilin e saj.

Ajo është ankuar se fatura e këtij muaji është e fryrë. “Shumë shtrenjtë këtë muaj. 57m2, 74 euro, shumicën e kohës jashtë, e papranueshme”.

Lidhur me ankesat e qytetarëve ka reaguar edhe Organizata “Konsumatori” e cila ka kërkuar nga KEK-u si dhe si qëndrim zyrtar të Ministrisë së Zhvillimit, Ministrisë së Tregtisë, Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Financave dhe organeve të tjera kompetente./gazetajnk/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›