Universiteti i Durrësit, më 22 tetor testi i anglishtes
Më datë 22 tetor ora 10:00, do të zhvillohet testimi i Gjuhës Angleze në Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për maturantët/kandidatët që kanë përzgjedhur në preferencat e tyre dy programet e studimit të FASTIP-it, përkatësisht për programin e studimit Menaxhim Hoteleri Turizëm me kod 259, si edhe për programin e studimit Menaxhim i Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me kod 260.12. Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, do të dërgojë në Drejtorinë e Pranimeve pranë AKP-së rezultatet e testimit deri më datë 24 tetor ora 16:00.