KESH: Rezerva energjetike në kaskadën e Drinit 673.7 GWh

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi të martën se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten 360 m3/s, ndërsa prodhimi është 6450 MWh.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 360 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 277.02 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 171.05 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.38 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 250 m3/s, në HEC-in e Komanit 100 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s.
Sipas të dhënave të publikuara nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës llogaritet 6450 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 673.7 GWh.