E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria do të sigurojë 15% të konsumit të energjisë elektrike përmes dy anijeve TEC

Shqipëria pritet të sigurojë 15% të konsumit të energjisë elektrike përmes dy anijeve që do të mbërrijnë në triportin e Vlorës javët e ardhshme. Në një intervistë për RTSH-në Drejtori i zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë Enea Karakaçi thotë se prodhimi i energjisë përmes anijeve do të nis nga fundi i verës. Ai thekson se kjo është zgjidhje e përkohshme dhe emergjente në kushtete e një krize energjitike.

Karakaçi i hedh poshtë zërat kritikë mbi mungesën e leverdisë ekonomike të anijeve.

Sipas ministrisë së infrastrukturës dhe energjisë anijet lundruese të prodhimit të energjisë që do të ankorohen në Vlorë janë në përputhje me kërkesat ligjore për ndotjen e mjedisit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›