Skema e naftës pa akicizë, 500 përfituesit e parë në Lushnjë, kanë aplikuar 9 mijë fermerë

Drejtoria e Bujqësisë në Lushnjë ka shpallur emrat fitues të 500 fermerëve që përfitojnë nga skema e mbështetjes për naftë pa akicizë. Prej një jave në këto zyra, fermerët përfitues po plotësojnë dokumentacionin përkatës duke marrë kartën e naftës.
Në Lushnje kanë aplikuar 9 mijë fermerë për naftë pa akcizë, por mes përfituesve ka edhe të pakënaqur.
Pas protestave për rritjen e ccmimeve, qeveria përmes paketës së rezistencës sociale shtoi me 500 milionë lekë fondin e mbështetjes për naftë pa taksa për fermerët. Në total këtë vit parashikohen 1.45 miliardë lekë mbështetje për këtë skemë.
/rtsh/