E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KESH blen mbi 33 mijë MWh energji elektrike

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) blen 33 600 MWh energji elektrike për periudhën 17-23 shkurt.

KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në vetëm një lot. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 162,50 euro, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 161,70.

Sipas të dhënave, çmimi mesatar i ponderuar ishte 162,19 euro.
Mungesa e reshjeve të shiut dhe borës ka dhënë ndikim negativ në prodhimin e energjisë nga kaskada e lumit Drin.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›