E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KESH do të prodhojë energji nga TEC-i lundrues, ERE licencon kompaninë publike

Hapet drita jeshile për vënien në punë të asetit termik në Vlorë, i quajtur ndryshe TEC i lundrueshëm. Ditën e hënë Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, licencon KESH sha për prodhimi energjie nga ky aset.

27 marsi do të shënojë fazën e fundit të vënies në punë të aseteve lundruese të vendosura nga fund i vitit të kaluar në Portin e Triportit në Vlorë. Këtë do ta bëjë të mundur mbledhja e planifikuar e Bordit të ERRE, një ent rregullator publik, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë.

Vendimi i shumëpritur i hap rrugën zbatimit të një projekti për të cilin është folur shumë gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar e në vijim.

Qeveria shqiptare thekson faktin se, për sa i përket investimeve në vend në sektorin e energjisë, ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Ambasadën Amerikane dhe Departamentin e Amerikan të Energjisë dhe nënvizon punën intensive me kompani amerikane të njohura dhe me shumë eksperiencë në sektorin e prodhimit të energjisë por jo vetëm.

Qeveria deklaroi se Departamenti amerikan i energjisë  kishte zgjedhur Shqipërinë për realizimin e një studimi, që synonte kthimin të Shqipërisë, në një qendër për shpërndarjen e gazit të lëngshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përveç këtij fakti, kompani amerikane janë interesuar për rivënien në punë të TEC-it të Vlorës, duke e rritur kapacitetin nga 125 në 250 ose 300 megavat, në varësi të efiçiencës që do të ketë biznes plani dhe duke ndërtuar në zonën industriale të Vlorës, edhe një terminal lundrues, që i përket shpërndarjes së gazit të lëngshëm në shkallë të vogël.

Ndërkohë pas licencimit të KESH sha do të fillojë edhe prodhimi i energjisë nga asetet termike të lundrueshme, sipas një kontrate të nënshkruar më herët nga KESH me bashkimin e kompanive Exelerate Energy and Renco s.p.a.

Nga këto dy gjenerues parashikohet që të prodhohen 884 GWh me një kosto totale prej 164 milionë euro, që do të thotë sipas përllogaritjeve paraprake, që energjia e prodhuar të ketë një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare hapi më parë një procedurë ku kërkonte marrjen me qira të aseteve termike për prodhim energjie, si një alternativë që do të plotësonte konsumin në vend në kushtet e krizës globale. KESH dhe Albgaz njoftuan se fitues ishte bashkimi i kompanive Exelerate Energy and Renco s.p.a.

Kapaciteti i dy anijeve të stacionuara në zonën e Triportit është 114 MWh.

/Rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›