E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

OST sh.a. anëtari i parë i ALPEX

Bursa Shqiptare e Energjisë, ALPEX, ka njoftuar se është rregjistruar anëtari i parë i Bursës.

Ky anëtar është Operator i Sistemit të Transmetimit Shqiptar – OST sh.a. Sipas njoftimit zyrtar OST nënshkroi Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bursë dhe u bë anëtar të enjten.

OST sh.a është krijuar në vitin 2004 dhe operon rrjetin në përputhje me dispozitat e ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, Kodit të Rrjetit të Transmetimit, Modelit të Tregut të Energjisë Elektrike, marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe dhe akteve të tjera ligjore në fuqi. .

Në rolin e operatorit OST sh.a operon Sistemin Elektroenergjetik, duke përdorur teknikat më të mira moderne mbi funksionimin e sistemit të transmetimit dhe komponentëve të tij, si dhe duke siguruar një ekuilibër midis prodhimit, shkëmbimit dhe konsumit të energjisë elektrike.

Me mbështetjen e IFC-së, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, Qeveria Shqiptare ka krijuar operatorin e bursës dhe tregut të energjisë elektrike në Shqipëri, ALPEX. Ngritja e bursës shënon një hap të mëtejshëm drejt integrimit të Shqipërisë në tregun pan-Evropian të energjisë.

Ajo kontribuon në përmirësimin e klimës së investimeve në vend dhe tërheqjen e investimeve të huaja në sektorin e energjisë, njofton IFC.

/ rtsh /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›