E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH financat ende te drobitura

Edhe pse në 2010-ën përjetoi një nga vitet më të mira financiare, sërish financat e Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare mbeten të drobitura.

Drejtori i përgjithshëm, Ëngjëll Zeqo ka bërë të ditur për mediat se koorporata ende ka kredi të pashlyera.

“Janë paguar 110 milionë euro dhe kanë mbetur për t’u shlyer 65 milionë të tjerë, detyrim i marrë në vitet 2007-08 për të furnizuar 24 orë në ditë me energji konsumatorin”, ka sqaruar Zeqo.

Prodhimi i energjisë elektrike në vend arriti rekordin historik vitin e kaluar me 7.6 miliardë kilovat/orë, më i larti që nga koha e ndërtimit të kaskadës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›